Kompania farmaceutike “Grifols” ka mohuar raportimet e mediave spanjolle se janë në bisedime për të blerë të drejtat e emrit të Camp Nout.
Sot është raportuar se kompania spanjolle është në bisedime të avancuara për të kompletuar marrëveshjen 30 vjeçare me Barcelonën me qëllim të ndërrimit të emrit të stadiumit në “Nou Camp Grifols”.
Marrëveshja vlerësohej se kap vlerën e 340 milionë eurove, me të cilat pritej të vazhdonte kontratën e Lionel Messit dhe të ndihmonte në financimin e renovimit të stadiumit.
Artikuj të ngjashëm
-
Barça ndërron emrin e stadiumit për të financuar kontratën e re të Messit
-
Barcelona do të shesë të drejtat e emrit të stadiumit “Camp Nou” për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit
-
Barcelona riemërton stadiumin
-
Barcelona mund të fitonte 200 milionë euro me rikthimin e Messit
-
Barcelona i shet 23 mijë bileta për stërvitjen në “Camp Nou”