Barcelona do të mundohet të përfitojë sa më shumë para në këtë verë, për shkak të gjendjes së rënduar financiare.
Mediumi spanjoll “Sport” ka thënë se skuadra do të mundohet të përfitojë para edhe nga stadiumi “Camp Nou”.
Do të shesë pjesë të stadiumit, ku përfshihen edhe ulëset dhe bari i terrenit.
Barcelona pasi ta përfundojë ndeshjen me Mallorcan të dielën, do të kalojë te stadiumi i vjetër olimpik “Estadi Lluis Comanys”.
Në stadiumin e ri “Camp Nou” synon të rikthehet në fund të vitit 2024.
Artikuj të ngjashëm