Pasi e eliminoi Napolin në plejof, skuadra e Barcelonës ia ka vënë syrin Galatasarayt, kundërshtar që po synon ta tejkalojë për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Evropës. Pasi luajti pa gola javën e shkuar në shtëpi, Barcelona ka udhëtuar e motivuar drejt Stambollit dhe e vendosur për ta mposhtur Galatasarayn. Dueli i dytë çerekfinal i Ligës së Evropës ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet të enjten prej orës 18:45. E synimin e Barcelonës për ta vazhduar rrugëtimin në këtë garë të nivelit të dytë evropian e ka konfirmuar edhe trajneri Xavi Hernandez. Ai ka pranuar se Barcelona e ka mision eliminimin e ekipit turk në 1/8 e finales, në mënyrë që t’i afrohet edhe më shumë trofeut të Ligës së Evropës.
“Duhet pranuar që nuk është Liga e Kampionëve, por ideja për të pasur rezultate të mira edhe në Ligën e Evropës, na emocion dhe na motivon. Na duhet patjetër një rezultat i mirë, saktësisht fitorja në ndeshjen e kthimit, por nuk do të jetë aspak lehtë në Turqi”, ka pranuar Xavi. “Synimi ynë kryesor është që të luajmë sezonin tjetër në Ligën e Kampionëve. Kështu që, nëse e fitojmë këtë trofe, atëherë ne e kemi të garantuar paraqitjen në Champions”.
E fitoren dhe kalimin në çerekfinale e dëshiron edhe sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang. Prejse iu bashkua Barcelonës në janar, Aubameyang ka shkëlqyer me fanellën e ekipit spanjoll. Ka shënuar gjashtë gola në nëntë paraqitje në të gjitha garat.
“Jemi përgatitur mirë për ndeshjen dhe e kemi parasysh se çfarë na pret. Mirëpo në duam të fitojmë, sepse kalimi në raundin tjetër është shumë i rëndësishëm për ekipin”, tha Aubameyang.
Barcelona edhe në këtë ndeshje nuk do t’i ketë në dispozicion Sergi Roberton, Samuel Umtitin e Ansu Fatin, që janë të lënduar. Ndërsa i mungon edhe mesfushori Gavi për shkak të suspendimit. Në anën tjetër, Galatasaray do të jetë pa portierin Fatih Ozturk, por ai do të zëvendësohet nga Inaki Pena, i cili është i huazuar nga Barcelona. Po ashtu, edhe Arda Turan nuk do të mund të paraqitet ndaj ish-ekipit të tij, Barcelona, për shkak të lëndimit. Trajneri i Galatasarayt, Domenec Torrent, e ka parasysh forcën e Barçës, por insistoi se pret që ekipi i tij të ketë një paraqitje të mirë dhe të dëshmohet si kundërshtar i denjë për skuadrën spanjolle.
Edhe
Bayerni në Stamboll për fitoren e radhës në Champions
“Synimi është ta fitojmë ndeshjen brenda 90 minutave, pasi në të kundërtën as nuk do të dilnim në fushë. Ne kemi një plan dhe e dimë si të luajmë kundër Barcelonas që ka një ekip shumë cilësor. Por, unë jam optimist për rezultat të favorshëm, të cilin do ta arrijmë edhe me përkrahjen e fuqishme të tifozëve”, tha Torrent.
Barcelona këtë vit është në një formë të mirë dhe nuk di për humbje në dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ku ka regjistruar shtatë fitore e tri barazime. Në La Liga, Barça zë vendin e tretë në tabelë me 51 pikë, 15 më pak se Real Madridi që është lider. E të dielën Barcelona do të përballet me Realin në ndeshjen “El Clasico” që luhet në Madrid. Galatasaray është në krizë të rezultateve dhe zë vendin e 11-të në kampionatin turk. Në 12 ndeshjet e luajtura këtë vit, Galatasaray ka gjashtë fitore karshi po aq humbjeve.
E mërkurë
Galatasaray – Barcelona (18:45)
Bayer L. – Atalanta (18:45)
C. Zvezda – Rangers (18:45)
Monaco – Braga (18:45)
E. Frankfurt – R. Betis (21:00)
Edhe
Barcelona e Sevilla nisin gjuetinë për trofeun e Ligës së Evropës
Lyon – Porto (21:00)
West Ham – Sevilla (21:00)