Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona përballet me Galatasarayn në 1/8 e finales të Ligës së Evropës

Skuadra e Barcelonës do të përballet me Galatasarayn në 1/8 e finales të Ligës së Evropës pas shortit të tërhequr të premten. Ndeshjen e parë, Barcelona e luan në shtëpi ndërsa të kthimit në Stamboll. Barcelona u kualifikua në 1/8 e finales pasi në 1/16 e eliminoi skuadrën e Napolit.

Çiftet tjera të kësaj faze me eliminim direkt, janë: Ranger – Cërvena Zvezda, Braga – Monaco, Porto – Lyon, Atalanta – Bayer Leverkusen, Sevilla – Ëest Ham, Leipzig – Spartak Moska dhe Betis – Frankfurt. Ndeshjet e para, do të zhvillohen më 9 e 10 mars ndërsa ato të kthimit pas një javë.

Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla më 18 maj.