Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona ndalet në barazim nga Galatasaray

Barcelona po ka telashe edhe në Ligën e Evropës, nivelin e dytë të garave evropiane për klube. Të enjten mbrëma në “Camp Nou”, Barcelona u përball me Galatasarayn dhe luajti 0:0.

Ishte kjo ndeshja e parë e një të tetës së finales së Ligës së Evropës. Barcelona e ka kërkuar fitoren gjatë tërë kohës, por pa mundur të shënoi gol. Ndërkohë mundësitë e veta i kishte edhe skuadra turke.

Kështu Barça duhet ta kërkoi kualifikimin në çerekfinale në ndeshjen e kthimit. Ndeshja e kthimit është më 17 mars në Stamboll.

Në ndeshjet tjera, Rangersi fitoi 3:0 ndaj Cërvena Zvezdës, kurse Braga mposhti Monacon me shifrat 2:0.