Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça luan me Frankfurtin në çerekfinale të Ligës së Evropës

Barcelona do të përballet me ekipin nga Bundesliga, Eintracht Franikfurtin në çerekfinale të Ligës së Evropës pas tërheqjes së shortit të premten.

Dueli i parë mes këtyre dy ekipeve do të luhet në Gjermani, përpara se ai i kthimit të zhvillohet në “Camp Nou”. Duel tjetër interesant në këtë fazë, do të jetë edhe ai ndërmjet Leipzigut me Atalantan dhe West Ham Unitedit me Lyonin.

Çifti i fundit çerekfinal është Braga – Rangers. Në këtë short, u përcaktuan edhe gjysmëfinalet. Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më datën 7 prill, ndërsa ato të kthimit pas një jave. Fituesi i duelit mes Frankfurtit e Barcelonës, do të përballet me fituesin e duelit tjetër West Ham – Lyon.

Ndërsa, në gjysmëfinalen tjetër, do të takohen fituesit e dy çerekfinaleve tjera: Leipzig – Atalanta dhe Braga – Rangers. Finalja e këtij edicioni në Ligën e Evropës, do të zhvillohet më 18 maj në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.