Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Lindelofin

Pasi dështoi për ta bindur Matthijs De Ligtin, skuadra e Barcelonës ka kthyer sytë kah qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Victor Lindelof. Kështu, ka shkruar të mërkurën gazeta spanjolle "Mundo Deportivo".

Për transferimin e Lindelofit gjatë kësaj vere, Barcelona është e gatshme të ofrojë dëmshpërblim deri në 50 milionë euro. Suedezi edicionin e fundit ka patur paraqitje të mira te ekipi anglez, duke regjistruar 40 ndeshje në të gjitha garat, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2021 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 24-vjeçari, te Manchesteri është transferuar nga Benfica para dy vjetësh dhe është reprezentues i Suedisë.

Artikuj të ngjashëm