Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lindelof në plane të Barcelonës

Mbrojtësi suedez i Manchester Unitedit, Victor Lindelof është duke u kërkuar nga Barcelona, bën të ditur "Goal.com" të martën.

Barça ka kthyer sytë nga Lindelof, pasi po pritet të dështojë në transferimin en Matthijs de Ligtit nga Ajaxi. Vet agjenti i Lindelofit, Hasan Cetinkaya, ka konfirmuar se një skuadër e madhe evropiane po interesohet për suedezin, ndonëse nuk ka përmendur emrin.

"Lindelofi është në radar të një skuadër të madhe evropiane, por varet nga Manchester Unitedi nëse dëshiron të shes atë", ka thënë Cetinkaya për "Mundo Deportivo", transmeton Koha Ditore.

Lindelof 24-vjeçar ka kontratë me Manchester Unitedin deri në verën e vitit 2021. Stinorin e fundit pati në total 40 ndeshje në të gjitha garat ndërsa kontribuoi me një gol e një asistim.

Artikuj të ngjashëm