Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla siguron Lindelofin

Mbrojtësi Victor Lindelof pritet të jetë përforcimi i parë te Sevilla për sezonin e ardhshëm.

“AS” të premten ka shkruar se suedezi tashmë ka arritur marrëveshje personale me ekipin spanjoll, i cili po negocion me Manchester Unitedin për lirimin e tij. 28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Unitedit dhe do të largohet në verë, ndërsa Sevilla për kartonin e tij ka ofruar 15 milionë euro.

Lindelof prej vitit 2017 është pjesë e Unitedit, ndërsa këtë sezon ka pasur minutazhë të vogël, ku ka regjistruar 20 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025, ndërsa krahas Sevillas për shërbimet e tij ishin të interesuar edhe Interi e Eintracht Frankfurti.