E ardhmja e mbrojtësit Victor Lindelof po duket të jetë larg Manchester Unitedit dhe kampionatit të Anglisë. Sipas të gjitha gjasave, suedezi do të transferohet në Spanjë në fund të këtij sezoni, pasi interesim për shërbimet e tij ka shfaqur skuadra e Sevillas.
“AS” raporton të enjten se Sevilla është gati të paguajë 10 milionë euro për Lindelofin, i cili nuk bën pjesë në planet e Unitedit dhe nuk po përdoret shumë nga trajneri Erik ten Hag. 28-vjeçari ka 18 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, ndërsa është pjesë e Unitedit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Benfica.
Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2024, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.