Skuadra e Interit i ka bërë ofertë zyrtare Manchester Unitedit për qendërmbrojtësin Victor Lindelof, përcjell “Gazzetta dello Sport” të premten.
Bëhet e ditur se Interi ka ofruar 12 milionë euro për suedezin, i cili pritet të largohet nga Unitedi në fund të sezonit për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik Ten Hag.
28-vjeçari është i gatshëm t’i bashkohet Interit, i cili po negocion me ekipin anglez për lirimin e tij në fund të sezonit.
Lindelof ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, ndërsa kartoni i tij po vlerësohet 15 milionë euro.
Ai këtë sezon ka 23 paraqitje në të gjitha garat për Unitedin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017 nga Benfica për 35 milionë euro.