Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lindelof mbetet tek Unitedi

Mbrojtësi Victor Lindelof do të mbetet pjesë e Manchester Unitedit edhe pas përfundimit të edicionit aktual.

Mediumet britanike kanë njoftuar të hënën se futbollisti suedez ka pranuar rinovimin e kontratës me klubin anglez.

Thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe do të bëhet zyrtare deri në fund të këtij viti. Lindelof do ta rinovojë kontratën aktuale që i skadon në verën tjetër edhe për një vit dhe do të jetë pjesë e Manchester Unitedit deri në përfundim të edicionit të ardhshëm.

Këtë edicion, Lindelof ka treguar paraqitje të mira dhe ka fituar besimin e trajnerit Erik ten Hag, i cili ka kërkuar ta mbajë më gjatë në ekip. Ai ka 10 paraqitje në të gjitha garat deri më tani, ndërsa është pjesë e Unitedit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Benfica.

Artikuj të ngjashëm