Qendërmbrojtësi suedez Victor Lindelof do të largohet nga Manchester Unitedi këtë verë, por do të mbetet në Premier League.
Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se interesim për Lidelofin ka treguar skuadra e Wolverhamptonit, transmeton Koha Ditore.
Për transferimin e tij, Wolverhamptoni është i gatshëm të paguajë rreth 25 milionë euro dëmshpërblim. Lindelof këtë edicion ka një gol e një asistim në 39 paraqitje për Manchesterin.
Ai te Manchesteri u transferua në verën e vitit 2017 nga Benfica dhe është reprezentues i Suedisë. Lindelof ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2021, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.