Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona insiston për Sanchesin

Barcelona është duke insistuar që ta ketë për sezonin e ri mesfushorin e Lille, Renato Sanches, raporton të dielën “AS”.

Gjiganit spanjoll nuk mund të përballoj; çmimin që Lille ia ka vënë portugezit. Ai nga kampionia e Francës vlerësohet 35 milionë euro.

Synimi i skuadrës spanjolle është që gjatë verës ta marrë në formë huazimi dhe ta ketë mundësinë e blerjes së kartonit të tij.

Sanchesi ndihmoi Lillen ta fitoj titullin e Francës. Për Sanchesin është i interesuar edhe Liverpooli.

Artikuj të ngjashëm