Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona në garë për Sanchesin

Barcelona është futur në garë për mesfushorin Renato Sanches, i cili do të largohet nga skuadra e Lillet gjatë këtij muaji.

Lille për ta lënë të lirë portugezin po kërkon të paktën 30 milionë euro dhe Barcelona është e gatshme të bëjë një sakrificë të tillë përkundër problemeve financiare pasi Sanches po kërkohet me ngulm nga trajneri Xavi Hernandez.

Thuhet se Xavi po e sheh Sanchesin si lojtar që përshtatet shumë mirë në stilin e tij të lojës dhe për këtë arsye po bën presion te krerët e klubit për transferimin e tij. 24-vjeçari që po kërkohet edhe nga Arsenali e Milani, ka kontratë me Lillen deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai këtë sezon ka një gol dhe një asistim në 11 paraqitje për ekipin francez.

Artikuj të ngjashëm