Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona ende në telashe me regjistrimin e lojtarëve

Regjistrimi i lojtarëve të Barcelonës dhe problemet financiare janë duke vazhduar edhe këtë edicion për ekipin nga “Camp Nou”.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të hënën se Barcelonës po i vazhdon zvarritja kur bëhet fjalë për regjistrimin e fjalëve pasi nuk ka qenë në gjendje ende ta regjistrojnë Marcos Alonson në mesin e disa lojtarëve tjerë. Kampionia e La Ligas është e rrënuar nga çështja financiare, e cila po e pengon ta regjistrojë në La Liga jo vetëm Alonson por edhe qendërmbrojtësin Inigo Martinez e portierin Inaki Pena. Te Barcelona po bëjnë përprejke maksimale për ta regjistruar të paktën mbrojtësin e krahut, Alonson, të cilin po duan ta mbajnë me çdo kusht në skuadër. Po ashtu, edhe vet Alonso nuk e ka ndërmend të largohet nga “Camp Nou” dhe as nuk po i dëgjon ofertat, pasi po dëshiron ta respektoj kontratën qëe rinovoi kohë më parë deri në vitin e ardhshëm. Alonso së bashku me Martinezin e Penan është dashur t’i shikoj nga tribunat dy ndeshjet e para të Barcelonës këtë edicion, pasi problemet e klubit me rregullat e ferplejit financiar të La Ligas po e kufizojnë klubin t’i regjistrojë lojtarët.

Barcelona ka pasur vështirësi në regjistrimin e lojtarëve vitet e fundit dhe ka shitur asete në mënyrë që të jetë në gjendje ta bëjë një gjë të tillë. Edicionin e kaluar, Barcelona pothuajse arriit të regjistrojë katër nga pesë nënshkrimet e reja 24 orë para fillimit të kampanjës. Rregullat strikte të shpenzimeve të La Ligas i caktojnë çdo klubi një kufi shpenzimesh që zbatohet për transferimet dhe pagat e ekipit të parë, qofshin ato për lojtarët apo stafin më të gjerë. Kufiri i shpenzimeve për çdo klub llogaritet bazuar në të dhënat financiare që çdo skuadër i dorëzon pak kohë përpara afatit kalimtar të verës. Të dhënat e konsideruara përfshijnë fitimin dhe humbjen e mëparshme, të ardhurat e pritshme për sezonin e ardhshëm dhe kursimet midis faktorëve të tjerë. Skuadra e Xavit dukej se mori një rritje të madhe në fillim të kësaj vere kur shiti 29.5 për qind të “Barca Studios” te “LIBERO Football Finance” për rreth 120 milionë euro. Në gusht të vitit të kaluar, klubi shiti aksione. Shitjet e lojtarëve në këtë verë verë do të ndihmojnë në zbutjen e luftës së Barçës, por çështjet financiare nënkuptojnë se njërit nga klubet më të dekoruara të futbollit i është dashur të përballet me borxhe masive që ishin më shumë se 1 miliard euro në muajin mars. Duke ardhur në verë, fatura e pagave të Barcelonës ishte rreth 681 milionë euro, me limitin e La Ligas të vendosur në afërsisht 470 milionë euro, klubi kishte nevojë për të ulur pagat në mënyrë drastike. E gjithë kjo do të thotë se deri më tani, ndër të tjera, Alonso por edhe Martinez e Pena nuk janë regjistruar – pavarësisht dëshpërimit të Barçës për ta bërë këtë. Pas dy ndeshjeve të para në La Liga, Barcelona ka tubuar katër pikë. Ka barazuar pa gola me Getafen, ndërsa ka mposhtur 2:0 Cadizin.