Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona e nis me fitore periudhën pa Messin

Barcelona e ka nisur me fitore edicionin e ri në La Liga, periudhë në të cilën nuk do ta ketë Lionel Messin që ka kaluar te PSG-ja. Barça me vështirësi ia ka dalë që të mposhtë Real Sociedadin me rezultatin 4:2.

Gerrard Pique shënoi golin e parë në minutën e 19-të. Më pas, Martin Braithwaite realizoi dy gola. Për 2:0 Braithwaite realizoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, ndërkaq golin e tretë e shënoi 59-të. Më pas, Sociedadi shënoi dy gola të shpejt për të bërë duelin shumë interesant.

Julen Lobete Cienfuegos në minutën e 82-të shënoi për 3:1. Ndërkaq, Mikel Oyarzabal në minutën e 85-të realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 3:2. Kjo ishte krejt çka bëri Sociedadi, pasi Barça në kohën shtesë shënoi edhe golin e katërt dhe të fundit në këtë takim. Sergi Roberto realizoi pas asistimit të Braithwaite.

Te Sociedadi titulluar ishte Adnan Januzaj, i cili u zëvendësua me të nisur pjesa e dytë.

Artikuj të ngjashëm