Barcelona e ka pësuar disfatën e parë këtë edicion në La Liga.
Barça të dielën u mposht thellë 4:1 nga Sevilla në udhëtim në kuadër të javës së tetë të La Ligas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Barcelonën ishte humbja e dytë radhazi në të gjitha garat. Barça të mërkurën u mposht 2:1 edhe nga Paris Saint-Germaini në “Champions”.
Alexis Sanchez realizoi për 1:0 në minutën e 13-të nga penalltia.
Golin e dytë e shënoi Isaac Romero në minutën e 36-të.
Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Marcus Rashford, e ngushtoi rezultatin në 2:1.
Robert Lewandowski kishte mundësinë që në minutën e 76-të ta barazoj rezultatin por sulmuesi polak dështoi të shënonte nga penalltia të cilën e shkaktoi futbollisti i Sevillas, Adnan Januzaj.
Në minutën e 90-të, Jose Angel Carmona, e shënoi golin e tretë për vendësit.
Gjashtë minuta më pas, Akor Adams, e realizoi golin e fundit.
Januzaj te Sevilla në lojë u inkuadrua nga minuta e 73-të.
Barça me këtë humbje bie në pozitën e dytë me 19 pikë. Lider është Real Madridi me dy pikë më shumë.
Sevilla ka 13 pikë në vendin e katërt.
Golat: