Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barça pa telashe ndaj Real Sociedadit

Barcelona

Barcelona nuk ka hasur në telashe për ta fituar ndeshjen e xhiros së 26-të të La Ligas.

Të dielën mbrëma, Barça fitoi 4:0 ndaj Real Sociedadit.

Aritz Elustondo u përjashtua me të kuq në minutën e 17-të për të bërë gjërat më të lehta për Barcelonën.

Më pas Dani Olmo bëri dy asistime në pjesën e parë për golat e Gerard Martin e Marc Casado.

Ronald Araujo shënoi në minutën e 56-të për 3:0 dhe asistoi në minutën e 60-të për Robert Lewandowskin që shënoi për 4:0.

Edhe Barcelona fiton dhe bëhet lidere në La Liga Futboll Barcelona fiton dhe bëhet lidere në La Liga

Barça mbetet lidere me 57 pikë, një më shumë se Atletico Madridi.

Real Madridi ka mbetur në vendin e tretë me 54 pikë.