Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona do t’i refuzojë ofertat për Gavin

Barcelona po planifikon ta mbajë mesfushorin Gavi. Spanjolli është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e saj.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se krerët e klubit do të takohen me menaxherin e lojtarit për t’i nisur negociatat.

Barcelona do t’i ofrojë spanjollit kontratë pesëvjeçare me pagë dukshme më të lartë për ta bindur të mbetet në “Camp Nou”.

Për shërbimet e 17-vjeçarit interesim kanë shprehur Liverpooli dhe Manchester City.

Artikuj të ngjashëm