Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça synon shkëmbimin e Ter Stegenit me Donnarumman

donnarumma

Skuadra e Barcelonës po synon ta bëjë një shkëmbim me Paris Saint-Germainin, i cili do t’i përfshijë portierët. Ekipi nga La Liga është i gatshëm ta ofrojë Marc-Andre ter Stegenin për itanianin Gianluigi Donnarumman.

Te Barcelona po e shohin Donnarumman si portierin e së ardhmes dhe për këtë arsye janë të gatshëm t’ia ofrojnë Parisit kartonin e gjermanit Ter Stegen në shkëmbim. Po ashtu, edhe Ter Stegen po dëshiron të largohet nga Barcelona, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2014 nga Borussia Moenchengladbachu.

29-vjeçari ka kontratë me Barçën deri në vitin 2025 ndërsa Donnarumma që iu bashkua Parisit në fillim të këtij edicioni ka kontratë deri në vitin 2026. Ai te PSG-ja, u transferua si lojtar i lirë dhe këtë edicion ka vetëm 13 paraqitje.