Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ter Stegen pritet ta vazhdojë kontratën me Barcelonën

Marc-Andre ter Stegen

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, 31-vjeçar, është një prej më të mirëve në atë pozitë. Dhe falë paraqitjeve të mira, Barcelona po e mendon vazhdimin e kontratës së tij edhe për disa vjet.

Mediumi spanjoll “Marca” ka shkruar të shtunën se Ter Stegen dhe Barcelona, do ta vazhdojnë bashkëpunimin deri në verën e vitit 2028.

Plani është që ai ta ulë pagën për dy vjetët e ardhshëm, për shkak edhe të gjendjes së rënduar financiare nëpër të cilën po kalon Barcelona.

Marc-Andre ter Stegen është futbollist i Barcelonës prej vitit 2014.

Deri tani ka zhvilluar 375 ndeshje për “blaugranan”.

Më parë, ai karrierë ka bërë te skuadra e Bundesligës gjermane, Borussia Moenchengladbach.