Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça shënon fitore dramatike ndaj Sociedadit

Ronald Araujo është heroi i Barcelonës nga ndeshja me Real Sociedadin në xhiron e 12-të të La Ligas spanjolle.

Mbrojtësi uruguaian shënoi golin e vetëm dhe të fitores (1:0) tek në minutat shtesë të takimit. Ai realizoi me kokë.

Me fitoren minimale, Barça vazhdon ta ndjekë kreun e tabelës. Pas 12 takimesh, skuadra e Xavi Hernandezit ka 27 pikë të tubuara dhe është në pozitën e tretë.

Lidere është Girona me 31 pikë, ndërsa rivali i përbetuar i Barçës, Reali është i dyti me 28 pikë. Reali ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

 

Artikuj të ngjashëm