Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona nuk gabon ndaj Vallecanos

Barcelona

Barcelona nuk ka gabuar të dielën në garën për titull ndaj Rayo Vallecanos.

I ka mjaftuar vetëm një gol i Ronald Araujos në minutën e 24-t për të mbetur në krye të tabelës, e distancuar nga Real Madridi.

Mbrojtësi uruguaian, Araujo, shënoi në minutën e 24-t.

Ivan Balliu mbeti në bankën rezervë te mysafirët.

Barcelona e para i ka 73 pikë, ndërsa Vallecano mbetet në pozitën e 14-të me 32 pikë.

Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 29-të të La Ligas.