Goli i shënuar nga superylli Lamine Yamal nga penalltia në minutën e 40-të, nuk i ka mjaftuar Barcelonës për t'i siguruar tri pikë.
Kampionia e Spanjës u ndal në barazim të dielën mbrëma.
Barcelona barazoi 1:1 me Rayo Vallecanon, në ndeshjen që i takoi javës së tretë të La Ligas.
Për Rayo Vallecanon golin e barazimin e shënoi Fran Perez në minutën e 67-të.
Vendësit kishin edhe disa mundësi shënimi në fund të ndeshjes. Por shifrat më nuk ndryshuan dhe të dyja skuadrat fituan nga një pikë të dielën mbrëma.
Ivan Balliu mbeti në bankën e rezervistëve te Rayo Vallecano, që zë vendin e dhjetë me katër pikë.
Barcelona është në vendin e katërt me shtatë pikë.