Real Madridi ka hyrë në garë për anësorin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele, shërbimet e të cilit me ngulm po i kërkon edhe Barcelona.
RAC-1 raporton se francezi është synimi kryesor i Barçës për të zëvendësuar Neymarin e larguar, por Dortmundi nuk ka dhënë shenja se dëshiron para nga shitja e 20-vjeçarit.
Sipas këtij mediumi, Reali është shprehur i gatshëm të ofrojë lojtar për Dembelen.
“Mbretërit” kanë kthyer vëmendjen kah Dembele pasi tinejxheri i Monacos, Kylian Mbappe me gjasë do të transferohet te PSG-ja.