Bayern Munichu ka hyrë në garë për anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembele.
Siç raporton “Sky Sports” të dielën, te klubi gjerman po e shohin Dembelen si përforcim ideal për fazën e sulmit për edicionin e ri.
Kampionët e Bundesligës e kanë shtuar 24-vjeçarin në listën e tyre të dëshirave ndërsa përgatiten për largimin veror të Robert Lewandowskit.
Dembele do të jetë në dispozicion si transferim i lirë këtë verë, por Barça është ende duke punuar për zgjatjen e kontratës së francezit.
Për Dembelen në garë është edhe Paris Saint-Germaini.