Sulmuesi Marcus Thuram ka gjasa të mëdha të jetë përforcimi i parë i Barcelonës për sezonin e ardhshëm, ka shkruar “Fichajes” të hënën. Bëhet e ditur se palët janë në negociata dhe marrëveshja mund të zyrtarizohet brenda këtij muaji.
Thuram te Barcelona do të transferohej si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontratë me Borussia Moenchengladbachun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi me Barcelonën pritet të firmosë kontratë katërvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e pestë. 25-vjeçari prej vitit 2019 është pjesë e Gladbachut, ndërsa këtë sezon ka shënuar 14 gola në të gjitha garat. Ai ka edhe 9 paraqitje për Përfaqësuesen e Francës.