Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça insiston për Torresin, rrit ofertën

Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i Ferran Torresit në afatin kalimtar të janarit.

Barça ka rritur ofertën për ta bindur Manchester Cityn në lirimin e spanjollit. Për kartonin e tij, Barcelona ka ofruar 45 milionë euro plus 15 milionë euro tjera në formë bonusesh.

City ditë më parë refuzoi ofertën e parë të Barçës në vlerë prej 35 milionës eurosh plus bonuset për Torresin, i cili po pëlqehet nga trajneri Xavi Hernandez.

Torres 21-vjeçar, ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025. Këtë edicion, ai ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në shtatë paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm