Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça insiston në Felixin

Barcelona po e monitoron sulmuesin Joao Felix, të cilin po synon ta transferojë në fund të sezonit, ka njoftuar sajti “Sport” të hënën. Felix javë më parë u huazua te Chelsea, por në verë do të kthehet tek Atletico Madridi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.

Te Barcelona po e shohin Felixin si përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm dhe së shpejti do t’i nisin negociatat me Atleticon. Tek Atletico nuk llogaritin shumë në Felixin, i cili është i gatshëm t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës.

23-vjeçari është pjesë e Atleticos prej vitit 2019, ndërsa këtë sezon në total ka pesë gola e tri asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm