Joao Felix do të jetë futbollist i Barcelonës prej sezonit të ardhshëm. Klubi katalan ka marrë vendim për blerjen e përhershme të portugezit në fund të sezonit aktual, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të dielën.
Felix u huazua te Barcelona nga Atletico Madridi dhe klubi katalan ka të drejtën e blerjes së tij për 50 milionë euro. Te Barça janë ndarë të kënaqur me 23-vjeçarin, i cili ka pasur një start të furishëm.
Në 8 ndeshje të luajtura deri më tani në të gjitha garat, Felix ka shënuar 3 gola dhe ka bërë po aq asistime. Ai ka kontratë me Atleticon deri në verën e vitit 2029, ndërsa sezonin e shkuar ishte i huazuar te Chelsea. Felix iu bashkua Atleticos në vitin 2019 nga Benfica dhe ka të fituar një titull kampioni të Spanjës.