Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Joao Felix dëshiron t’i bashkohet Barcelonës

Joao Felix ishte në huazim te Chelsea sezonin e kaluar, por është ende në pronësi të Atletico Madridit. Por futbollisti portugez dëshiron të luajë për një klub tjetër. 23-vjeçari dëshiron t’i bashkohet Barcelonës.

“Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe unë do të doja të bashkohesha me Barcelonën. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime që kur isha fëmijë”, ka thënë Felix për Fabrizio Romanon.

Sulmuesi i Portugalisë me Atleticon ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Por ai nuk dëshiron të mbetet edhe më gjatë pjesë e klubit spanjoll.

Interesim për Felixin kanë shprehur edhe Aston Villa dhe Benfica.