Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani synon kualifikimin ndaj Zhalgirisit me 11-shen e njëjtë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka vendosur t’i besojë 11-shes së njëjtë për ndeshjen e kthimit kundër Zhalgirisit, që zhvillohet sot nga ora 18:00 në Lituane, e vlefshme për rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Sulmin i prin talenti Albin Berisha, i cili do të ndihmohet nga krahët me Meriton Korenicën e Ermal Krasniqi.

Nazmi Gripshi, Lindon Emërllahu e kapiteni Edvin Kuq luajnë në mesfushë.

Ndërkohë, mbrojtja përbëhet nga Astrit Thaqi në të majtë, Armend Thaçi në të djathtë, Bajram Jashanica e Lumbardh Dellova në qendër.

Në portë është Stivi Frashëri.

Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Zhalgirisit, e zhvilluar të martën e kaluar, përfundoi baras 1:1 në “Fadil Vokrri”.