Albin Berisha, Nazmi Gripshi dhe Almir Kryeziu janë treshja e sulmit të Ballkanit për ndeshjen kundër Astanas.
Në mesfushë trajneri i Ballkanit, Ilir Daja e ka vendosur Vesel Limajn, Edvin Kuçin dhe Qëndrim Zyba, kurse katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Armend Thaqi në krahun e djathtë, Lorenc Trashi në të majtën, derisa në qendër të mbrojtjes janë dyshja, Lumbardh Dellova dhe Bajram Jashanica.
Në portë është Enea Koliçi.
Ndeshja Ballkani – Astana zhvillohet sonte nga ora 18:45 dhe i takon Ligën së Konferencës.