Nuk ka ndryshime në formacionin e Ballkanit për ndeshjen ndaj Ludogoretsit. Ilir Daja i ka besuar formacionit 4-3-3, ndërsa Albion Rrahmani do të jetë në qendër të sulmit. Ai do të përkrahet nga Meriton Korenica dhe Nazmi Gripshi.

Në mesfushë do të jenë Edvin Kuç, Lindon Emërllahu dhe Qëndrim Zyba. Mbrojtja do të përbëhet nga Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica e Lorenc Trashi. Në portë do të jetë Enea Koliçi.
Ndeshja në Razgrad fillon në ora 20:00.
Edhe kampioni bullgar luan me sistemin 4-3-3.