Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale prioritet i Newcastlet

Klubi i Premier Leagues së Anglisë, Newcastle United, është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit uellsian të Real Madridit, Gareth Bale, shkruan “Marca”.

Sipas gazetës spanjolle Bale është prioritet i Newcastlet në afatin kalimtar të verës. Newcastle po pritet të ndërrojë pronar.

Bale po pritet të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të radhës. Bale këtë edicion i ka luajtur 18 ndeshje në të gjitha garat. Ai i ka shënuar tre gola dhe asistuar dy të tjerë. Te Reali u transferua sulmuesi 30-vjeçar në verën e vitit 2013 nga Tottenhami për 100 milionë euro.