Sulmuesi i krahut, Gareth Bale, pritet që karrierën ta vazhdojë në SHBA. “Washington Post” ka shkruar se Bale është në negociata me ekipin nga MLS-ja, DC United.
Bëhet e ditur se Bale tashmë ka marrë ofertën e klubit amerikan, por ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. 32-vjeçari do të jetë futbollist i lirë në verë, pasi i skadon kontrata me Real Madridin. Ai tashmë ka konfirmuar largimin nga ekipi spanjoll pas nëntë vjetësh.
Këtë sezon, Bale ka pasur telashe me lëndimet dhe ka shënuar një gol në shtatë ndeshje për Real Madridin.