Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale në ekipin më të keq të Botërorit

Ylli i Uellsit, Gareth Bale është vlerësuar një prej lojtarëve më të dobët në Botërorin në Katar. Është gazeta e madhe franceze L’Equipe që ka publikuar ekipin më të keq të Kupës së Botës në Katar. Bale ka dështuar të shfaq nivelin në Botëror dhe është përfshirë në përzgjedhjen e padëshiruar.

Sipas L’Equipe, ekipi më i keq i Botërorit përbëhet nga: Hennessey (Uellsi), Cash (Polonia), Kanaani (Irani), Khoukhi (Katari), Carrasco (Belgjika), Skov Olsen (Danimarka), Bielik (Polonia), Zielinski (Polonia), Diatta (Senegali), Bale (Uellsi) dhe Contreras (Kosta-Rika).