Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale i pavendosur për të ardhmen

Gareth Bale ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, thotë menaxheri i sulmuesit uellsian, Jonathan Barnett për “The Telegraph”.

32-vjeçarit në fund të sezonit aktual i skadon kontrata me Real Madridin.

“Gareth Bale nuk di asgjë për atë që do të ndodhë në verë. Gjithçka varet nga Uellsi. Nuk kemi folur ende me askënd, do ta marrim vendimin në qershor”, ka thënë Barnett.

Me Realin këtë edicion ka shënuar një gol në pesë paraqitje në të gjitha garat.