Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale gjobitet nga autoritetet tatimore të Spanjës

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka marrë një gjobë prej 337 mijë eurosh nga autoritetet tatimore të Spanjës sa i përket të drejtave të imazhit.

"El Mundo" ka raportuar se gjoba ka të bëjë me një incident të vitit 2013, vit në të cilin u transferua te Real Madridi nga skuadra e Tottenhamit.

Bale atë vit nuk i ka deklaruar të hyrat nga të drejtat e imazhit dhe për këtë arsye tash duhet ta paguajë gjobën, në të cilën është përfshirë edhe interesi i përgjithshëm. Kohët e fundit, një numër i madh i futbollistëve kanë

marrë gjoba nga autoritetet tatimore të Spanjës për shkak se nuk kanë deklaruar të hyrat nga imazhi i tyre. Më herët janë gjobitur edhe Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

Artikuj të ngjashëm