Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale përshëndetet nga Reali

Nëpërmjet një letre të shkruar, uellsiani Gareth Bale është përshëndetur nga skuadra e Real Madridit. Letrën, Bale e ka publikuar të mërkurën në rrjetet sociale, duke e konfirmuar kështu largimin nga Reali muajin e ardhshëm kur edhe i skadon kontrata.

Uellsiani 32-vjeçar para nëntë vjetësh iu bashkua ekipit spanjoll si lojtari më i shtrenjtë në botë për 101 milionë euro.

Gjatë periudhës së kaluar në Madrid, Bale me skuadrën e Realit ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh.

Në letrën e tij, në gjuhën angleze dhe spanjolle, Bale ka falënderuar të gjithë në klub, përfshirë edhe tifozët që e kanë përkrahur gjatë kësaj periudhe.

“Erdha këtu para nëntë vjetësh si njeri i ri, i cili dëshironte të realizonte ëndrrën për të luajtur për Real Madridin. Tani me krenari mund të shikojë prapa dhe të them se kjo ëndërr është realizuar shumë më shumë. Te jesh pjesë e historisë së këtij klubi dhe të arrish atë që e kemi arritur, nuk do ta harroj kurrë”, ka thënë Bale që në fund ka falënderuar presidentin Florentino Perez së bashku me bordin e tij.