Gresa Bakraçi ka garuar të enjten mbrëma në Kampionatin Evropian të atletikës në palestër. Në Evropianin në Stamboll, Bakraçi garoi në disiplinën 3000 metra vrapim.
Ajo ishte në grupin e dytë kualifikues, ndërsa mbeti e fundit. Distancën prej 3000 metra, atletja kosovare e vrapoi për 9:36.96 minuta. E parafundit në grupin e dytë ishte Anastasia Marinakou e Greqisë me kohë prej 9:22.35 minuta.
E fundit në grupin e parë kishte rezultat prej 9:25.12 minuta. Pra atletja kosovare ishte e fundit edhe në total. Një garuese nuk arriti në finish.
Bakraçi ishte larg kalimit në finale.
Artikuj të ngjashëm