Shpetim Bajoku është shpallur boksieri më i mirë, ndërsa epiteti i më të mirës për vitin 2023 i ka takuar, Donjeta Sadiku.
Ceremonia “Laureatët 2023” u organizua të mërkurën në Prishtinë nga Federata e Boksit e Kosovës. Klubi më i mirë u zgjodh “Gollaku”, ndërsa gjyqtari më i mirë Latif Demolli.
Epiteti i punëtorit më të dalluar shkoi për Sylejman Vocën.
Po ashtu janë shpallur më të mirët edhe në kategori të ndryshme.
“Kryetari Enver Krasniqi e quajti vitin 2023 një tjetër vit të suksesshëm, duke përmendur medaljet evropiane, ballkanike dhe në turnetë e ndryshëm ndërkombëtarë, si dhe numrin e madh të aktiviteteve të organizuara”, shkruan në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Bashkim Bajoku e Donjeta Sadiku më të mirët e vitit në boks
-
Bashkim Bajoku, boksieri më i mirë i turneut “Pavarësia”
-
Vëllai i Donjeta Sadikut shpallet më i miri i turneut “Uniteti Boxing Cup 2025”
-
Për normë olimpike, Sadiku e Bajoku duhet të kalojnë kampionët e botës
-
Gjuka e Rugova, më të mirët e vitit 2023 në hendboll