Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Vëllai i Donjeta Sadikut shpallet më i miri i turneut “Uniteti Boxing Cup 2025”

Boks

Urim Sadiku, vëllai i boksieres Donjeta Sadiku, është shpallur më i miri i turneut të boksit “Uniteti Boxing Cup 2025”.

Turneu i organizuar nga klubi i boksit Uniteti, u mbajt të dielën në sallën e boksit në Hotel Grand në Prishtinë.

Sadiku , që garon në kategorinë deri 70 kilogramë, mposhti boksierin e klubit Cellactive, Festim Maqastena.

Lufta ndërmjet Sadikut dhe Maqastenës u përcoll me shumë entuziazëm. E pranishme ishte edhe Donjeta Sadiku, që po ashtu përcolli me shumë emocione luftën e vëllait të saj, Urimit.

Urim Sadiku është në fillim të karrierës në boks, ndërsa Donjeta tashmë është boksiere e nivelit botëror. Ajo në vitin 2022 fitoi medalje të bronztë në Botëror dhe Evropian. Ka fituar medalje të rëndësishme edhe në kategori të reja.

Edhe Donjeta Sadiku mposhtet nga polakja Rygielska, federata thotë se u dëmtua Luftarake Donjeta Sadiku mposhtet nga polakja Rygielska, federata thotë se u dëmtua

17-vjeçari Urim Sadiku, pjesë e klubit të boksit Uniteti, vlerësohet me të ardhme.

Tekniku më i mirë u shpall Tugen Xhaferri. Epiteti i boksieres më të mirë i takoi Agnesa Veselit.