Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Babai i Lirim Kastratit kritika ndaj udhëheqësve të Kosovës: Turp!

Babi i mbrojtësit Lirim Kastrati, Muharremi, ka reaguar ashpër që i biri tij nuk pati rastin të paraqitet për Kosovën në ndeshjen ndaj Andorrës.

“Dardanët’ e fituan 3:0 ndeshjen ndaj Andorrës, ndërsa Kastrati nuk pati rastin të paraqitet asnjë minutë.

Sipas babait, Kastrati është zgjedhur lojtari më i mirë në ligën hungareze ndërsa te Kosova s’po luan.

“Përshëndetje të përzemërta shikuesve dhe simpatizuesve të kombëtares së Kosovës. Lirim Kastrati, lojtari më i mirë në Ligën e Parë hungareze në pozitën e mbrojtësit. Kurse, në kombëtaren e Kosovës nuk e shtin në lojë... Turpi i udhëheqësve s’ka koment”, shkruan në postimin e babait të Lirim Kastratit në Facebook.

Image