Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

AZ Alkmaari kërkon falje për incidentin në tribuna

AZ Alkmaari ka thënë se gjysmëfinalja kthyese në Ligën e Konferencës kundër West Ham Unitedit është një “natë për të reflektuar me turp”, pasi sektori ku ishin të vendosur tifozët mysafirë, u sulmua nga tifozët vendës.

Disa lojtarë të West Hamit u përplasën me tifozët e skuadrës holandeze, të cilët kishin për cak sulmin mbi shoqërinë dhe familjarët e lojtarëve të West Hamit.

AZ Alkmaari ka kërkuar falje dhe ka shtuar: “Për fat të keq, nuk mund ta përdorim fjalën ‘tifozë’ për këta njerëz”.

Klubi ka thënë se do ta rishqyrtojë tërë situatën dhe incidentin që ndodhi.

Trajneri i West Hamit, Kevin Nolan, ka kërkuar nga UEFA që të jap dënime të ashpra.

Edhe AZ Alkmaari dënon 43 tifozë Sport AZ Alkmaari dënon 43 tifozë

West Hami kaloi në finale të Ligës së Konferencës.

https://twitter.com/HooligansTV_eu/status/1659482403994320896?s=20&fbclid=IwAR11BZRKGR29YdOibpdOmqmmprhSseC39N8cHe6-oqiCieHmBGTES6-nwNw