Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina me komunikatë: Lojtarët ishin të frikësuar

Fiorentina ka lëshuar komunikatë për media të enjten dhe ka dënuar sulmin që tifozët e West Ham Unitedit e bënë në kapitenin Cristiano Biraghi, i cili mbeti i gjakosur në kokë.

Lojtarët e Fiorentinës vazhduan të luanin në finale të Ligës së Konferencës, por me frikë për sigurinë e tyre.

Finalja e Ligës së Konferencës e zhvilluar të mërkurën mbrëma në “Eden Arena” të Pragës u mbyll me fitoren e skuadrës angleze.

Ndeshja ishte ndalur për disa minuta për shkak se tifozët anglezë vazhdimisht kanë hedhur objekte të forta në fushë.

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, i ka quajtur “kafshë” tifozët e West Hamit, pas disfatës 2:1.