Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahje masive në Pragë, policia arreston 16 persona

Policia e Republikës së Çekisë ka arrestuar 16-të persona pasi tifozët e West Ham Unitedit janë sulmuar nga ata të Fiorentinas, para nisjes së finales së Ligës së Konferencës.

Tre persona janë lënduar në një kafene në “Rytirska Street”, ndërsa policia ka konfirmuar se edhe një zyrtar policor është sulmuar gjatë incidentit.

Një tifoz i West Hamit, që ka dashur të jetë anonim, i ka thënë “PA News” se shoku i tij ishte “shumë i lënduar” me “çarje të madhe” në kokë.