Pjesëtarët e “Torcidës” – grupi i tifozëve i skuadrës së njohur kroate, Hajdukut të Splitit - janë përleshur me ata të Cërvena Zvezdës, “Delije”, në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës të shtunën mbrëma.
23 persona mbetën të lënduar, 18 prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore në “Qendrën Klinike Universitare” në Tuzla.
Njëri prej tyre është në gjendje kritike. Ndërkohë, janë arrestuar 93 persona, ka shkruar të dielën “Dnevni Avaz”.
Tifozët serbë ishin duke u kthyer nga Suedia pas ndeshjes që Cërvena Zvezda e luajti ndaj Malmos në Ligën e Evropës.
Sulmi i tifozëve kroatë ka nisur menjëherë pasi ata serbë kanë ateruar në Aeroportin e Tuzlas.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre tifozë të "Torcidës" arrestohen nën dyshimin për sulmin pas ndeshjes Trepça – Vushtrria
-
Tifozët kroatë i rrahin ata serbë
-
Rrahje ndërmjet huliganëve serbë jashtë stadiumit të Partizanit
-
Rrahje masive e tifozëve të Hajdukut dhe Dinamos, mbi 100 të arrestuar
-
“Torcida” e Hajdukut djeg banerin e madh të tifozëve të Dinamos