Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Finalja e Ligës së Konferencës, formacionet zyrtare

Ashtu siç pritej, mesfushori Gaetano Castrovilli do t’i mtweungojë Fiorentinas për duelin final të Ligës së Konferencës kundër West Ham Unitedit.

Ndeshja finale që luhet në “Eden Arena” të Pragës nis në orën 21:00.

Nga trajneri i skuadrës italiane, Vincenzo Italiano, është bërë vetëm një ndryshim nga skuadra titullare që e mposhti Baselin në vazhdime, për të arritur në finale.

Formacioni i Fiorentinas:

Terracciano, Dodo, Milenkovic, Ranieri, Biraghi, Bonaventura, Amrabat, Mandragora, Gonzalez, Jovic, Kouama.

Trajneri i West Hamit, David Moyes, i ka qëndruar besnik Alphonse Areola, që ka qenë i rregullt në portë në Ligën e Konferencës. Zgjedhja e parë, Lucasz Fabianski, është në bankën rezervë.

Vladimir Coufal ka fituar balotazhin ndaj Thilo Kehrerit në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Emersoni është zgjedhur për krahun e majtë të mbrojtjes, në vend të Aaron Cresswellit.

Declan Rice është kapiten, ndërsa pritet ta zhvillojë ndeshjen e fundit me këtë klub të Premier Leagues.

Formacioni i West Hamit:

Areola, Coufal, Zouma, Aguerd, Emerson, Soucek, Rice, Lucas Paqueta, Boëen, Antonio, Benrahma.

Artikuj të ngjashëm